Nënshkrimi i kontratës në mes të Olive Medical & Laboratory dhe Komitetit Olimpik të Kosovës
Njoftim!
Olive Medical & Laboratory po rritet falë besimit tuaj dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit tonë profesional.
Olive Medical & Laboratory ka arritur tashmë të jetë emri më i besueshëm në fushën e mjeksisë e sidomos atë laboratorike. Me aparaturat më të fundit, stafin profesionistë dhe hapësirat moderne, Olive ka krijuar standarde në shërbimet laboratorike duke fituar primatin e më të besuarit në Kosovë. I akredituar nga “Agjensioni Kosovar per Akreditim”, i licensuar me ISO standarde, në bashkëpunim me SYNLAB – Gjermani, lider i laboratoreve mjekësore në botë.
Olive laboratory i mbështetur nga Instituti Gjerman RFB, kanë bërë që Olive të jetë lider në ofrimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.
Kur bëhet fjalë për shërbime shëndetësore gjithmonë është i rëndësishëm dhe primar besimi tek institucioni shëndetësor tek i cili marrim shërbimet. Misioni i Olive Medical & Laboratory që nga fillimi i veprimtarisë ka qenë që të fitojë besimin tuaj përmes shërbimeve më profesionale shëndetësore në Kosovë. Kjo e arritur tashmë dëshmohet më së miri me numrin e madh të pacientëve që janë klient të rregullt të Olive. E arritur e lartë konsiderohet të jetë edhe fakti që kemi arritur të zvoglojmë numrin e pacientëve që kanë udhëtuar jashtë Kosovës për të marrë shërbime të ndryshme mjekësore e sidomos laboratorike, të cilat në të kaluarën nuk janë kryer në Kosovë e që tani janë të mundshme të bëhen në Olive dhe atë me një kosto shumë më të ulët!
Pikërisht për shkak të këtij besimi Olive është rritur dhe po vazhdon të rritet duke ofruar shërbimet tona më afër jush.
Duke qenë adresa më e besueshme për shërbimet më profesionale dhe më cilësore, Olive Medical & Laboratory , mendon që përpos saj të jetë edhe adresa më e afërt për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës, andaj po hap edhe tre qendra të mëdha në Kosovë. Së shpejti, qytetarët e Kosovës mund të marrin shërbimet mjekësore dhe laboratorike tek Olive edhe në Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë.
Shumë shpejt do të bëhen hapjet solemne të këtyre qendrave mjekësore. Për çdo informacion të ri do të njoftoheni me kohë përmes faqeve tona zyrtare në web, Facebook dhe Instagram.
Falemnderit për besimin dhe vazhdoni të “BESONI NË MË TË MIRËT ”!
Pulmologjia është degë e mjekësisë së brendshme që merret kryesisht me sëmundjet e mushkërive.
Ajo merret me profilaksën, zbulimin dhe trajtimin konservativ të sëmundjeve të mushkërive, bronkieve, mediastinumit si dhe të pleurës.
Ky shërbim në Olive Medical & Laboratory kryhet nga Dr. Shpëtim Thaçi, pulmolog i mirënjohur në vendin tonë
Për termine mund të kontaktoni njërin nga numrat e telefonit: +38349520056 dhe +38349520078
Mjekësia moderne po zhvillohet shumë shpejt dhe ne mund t’u ofrojmë klientëve tanë zgjedhjet më të zhvilluara 💚
Besoni në më t’mirët!
☎ Laboratori: 049 520 056 & 049 520 078
☎ Klinika: 048 520 001
☎ Për testim PCR: 048 520 003
📌 Rr Fadil Hoxha, Lagja Kalabria Obj.EXDC Kati-2, Prishtinë
Përfitimet shëndetësore të dhurimit të gjakut përfshijnë shëndet të mirë dhe rrezik të zvogëluar të kancerit dhe hemo-kromatoses.
Ndihmon në uljen e rrezikut të dëmtimit të mëlçisë dhe pankreasit. Dhurimi i gjakut mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe zvogëlimin e obezitetit. Një në shtatë veta që hyjnë në spital kanë nevojë për gjak. Një dozë gjaku mund të kursejë deri në tre jetë.
Të rriturit e shëndetshëm të cilët janë mbi 17 vjeç dhe kanë kilogram në normale mund të dhurojnë një dozë gjaku. Forma më e zakonshme e dhurimit të gjakut është çdo 56 deri 120 ditë ose çdo dy muaj e më shumë. Dhurimi i gjakut është i sigurt për të rriturit e shëndetshëm. Nuk ka rrezik të krijimit apo marrjes së sëmundjes. Pajisjet e reja dhe sterile përdoren për secilin dhurues të gjakut.
Disa njerëz mund të ndjejnë nauze apo të përziera, të shqetësohen pas dhurimit të gjakut por këto janë më se normale. Të gjitha llojet –grupet e gjakut janë të nevojshme për dhurimin e gjakut si AB ,O, A dhe B.
Duke dhuruar gjak ju shpëtoni jetë ❤
☎ Laboratori: 049 520 056 & 049 520 078
☎ Klinika: 048 520 001
☎ Për testim PCR: 048 520 003
📌 Rr Fadil Hoxha, Lagja Kalabria Obj.EXDC Kati-2, Prishtinë
Kardiologjia – rrjedh nga fjala latine “cordis” që do të thotë “zemër” dhe “logos”, që do të thotë “shkencë”. Në këtë kuptim, “kardiologjia” nënkupton “njohuri të zemrës”, por sot terminologjia më e përdorur për kardiologji mund të përkufizohet si “një degë e mjekësisë që merret me sëmundjet e zemrës dhe me sëmundjet vaskulare të zemrës”.
Ky shërbim në Olive Medical & Laboratory kryhet nga Dr. Baton Bekeri, Kardiolog.
Ju mirëpresim
Për termine mund të kontaktoni njërin nga numrat e telefonit: +38349520056 dhe +38349520078
Shpesh herë na bëhet pyetja se çka përmbajnë check up’et.
Më poshtë ju sjellim përgjigjen
1. Check up për meshkuj
• Hemogrami
• Urina
• Glicemia
• Urea
• Kreatinina
• Lipidogrami – Lipidet total
• Cholesteroli
• Trigliceridet
• HDL,LDL,VLDL
• Provat e heparit – ALT ,AST ,BIL totale , BIL direkte dhe Bil indirekte
• TSH , PSA,SE,CRP
__________________________
2. Check up për femra
• Hemogrami
• Urina
• Glicemia
• Urea
• Kreatinina
• Lipidogrami – lipidet total
• Cholesteroli
• Trigliceridet
• HDL,LDL,VLDL
• Provat e heparit – ALT ,AST ,BIL totale , BIL direkte DHE Bil.indirekte
• TSH , Vit.D, SE,CRP
__________________________
3. Check up për fëmijë
• Hemogrami
• Urina
• Glicemia
• Urea
• Kreatinina
• CRP
• Strisho hunde dhe fyti
• Cholesteroli
• Trigliceridet
• ALT ,AST ,Bil totale
__________________________
4. Paneli metabolik gjithëpërfshirës përfshinë testet e mëposhtme dhe mund të bëhet tek të gjitha moshat dhe tek të dyja gjinitë:
• Glikemia
• Kalciumi
• Magneziumi
• Proteina totale
• Albuminet
• Globulinet
• Natriumi
• Kaliumi
• Kloridi
• BUN (azoti ureik i gjakut)
• Kreatinina
• ALP (fosfataza alkaline)
• ALT (alanine amino transferase , i quajtur edhe SGPT)
• AST (aspartate amino transferase, i quajtur edhe SGOT)
• Bilirubina totale
Për termine mund të kontaktoni njërin nga numrat e telefonit: +38349520056 dhe +38349520078
Beso në më t’mirët.
Nga një sondazh i bërë, doli në pah se 68% e të rriturve nuk janë në dijeni të kohës së rekomanduar të ushtrimit që duhet të bëjnë fëmijët e tyre. Më shumë se dy të tretat e prindërve nuk e dinë se sa duhet të bëjnë stërvitje fëmijët për të qëndruar të shëndetshëm.Udhëzimi zyrtar i NHS thotë se fëmijët e moshës nga pesë deri në 18 vjeç duhet të bëjnë një orë stërvitje çdo ditë.Sondazhi i 2.000 të rriturve nga YouGov për Trustin e Sportit Rinor (YST) zbuloi se vetëm një e katërta e dinin kohën e rekomanduar të ushtrimit për të rinjtë dhe mesatarisht njerëzit mendonin se ishte 46 minuta.Shefi ekzekutiv i YST, Ali Oliver, tha: “Ne kemi parë një tendencë shqetësuese në vitet e fundit të rënies së aktivitetit fizik të të rinjve dhe një shtytje në kohë të caktuar për edukim fizik të kualitetit të mirë”. Vitin e kaluar u raportua se nxënësit po merrnin mësimet e PE për t’u dhënë më shumë kohë për përgatitjen e provimeve dhe 38% e mësuesve të shkollave të mesme thanë se koha e PE-së për 14 deri në 16-vjeçarët kishte rënë gjatë vitit të kaluar.Ndërkohë, shifrat treguan se vetëm 17.5% e fëmijëve po godasin caqet 60-minutëshe të përditshme. Ata gjithashtu zbuluan një pabarazi në mes të fëmijëve me prejardhje të ndryshme ekonomike, me 39% të familjeve më të varfra duke bërë më pak se 30 minuta stërvitje në ditë, krahasuar me 26% nga familjet e pasura.Mirëpo, për të pasur një shëndet të mirë si fizik ashtu dhe mendor, prindërit duhet të vtëdijësohen që sporti, stërvitjet luajnë një rol kyç.
Përderisa ne mundohemi t’i mësojmë fëmijët rreth jetës, fëmijët tonë na mësojnë kuptimin e plotë të jetës