Njoftim!

Olive Medical & Laboratory po rritet falë besimit tuaj dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit tonë profesional.

Olive Medical & Laboratory ka arritur tashmë të jetë emri më i besueshëm në fushën e mjeksisë e sidomos atë laboratorike. Me aparaturat më të fundit, stafin profesionistë dhe hapësirat moderne, Olive ka krijuar standarde në shërbimet laboratorike duke fituar primatin e më të besuarit në Kosovë. I akredituar nga “Agjensioni Kosovar per Akreditim”, i licensuar me ISO standarde, në bashkëpunim me SYNLAB – Gjermani, lider i laboratoreve mjekësore në botë.

Olive laboratory i mbështetur nga Instituti Gjerman RFB, kanë bërë që Olive të jetë lider në ofrimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për shërbime shëndetësore gjithmonë është i rëndësishëm dhe primar besimi tek institucioni shëndetësor tek i cili marrim shërbimet. Misioni i Olive Medical & Laboratory që nga fillimi i veprimtarisë ka qenë që të fitojë besimin tuaj përmes shërbimeve më profesionale shëndetësore në Kosovë. Kjo e arritur tashmë dëshmohet më së miri me numrin e madh të pacientëve që janë klient të rregullt të Olive. E arritur e lartë konsiderohet të jetë edhe fakti që kemi arritur të zvoglojmë numrin e pacientëve që kanë udhëtuar jashtë Kosovës për të marrë shërbime të ndryshme mjekësore e sidomos laboratorike, të cilat në të kaluarën nuk janë kryer në Kosovë e që tani janë të mundshme të bëhen në Olive dhe atë me një kosto shumë më të ulët!

Pikërisht për shkak të këtij besimi Olive është rritur dhe po vazhdon të rritet duke ofruar shërbimet tona më afër jush.

Duke qenë adresa më e besueshme për shërbimet më profesionale dhe më cilësore, Olive Medical & Laboratory , mendon që përpos saj të jetë edhe adresa më e afërt për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës, andaj po hap edhe tre qendra të mëdha në Kosovë. Së shpejti, qytetarët e Kosovës mund të marrin shërbimet mjekësore dhe laboratorike tek Olive edhe në Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë.

Shumë shpejt do të bëhen hapjet solemne të këtyre qendrave mjekësore. Për çdo informacion të ri do të njoftoheni me kohë përmes faqeve tona zyrtare në web, Facebook dhe Instagram.

Falemnderit për besimin dhe vazhdoni të “BESONI NË MË TË MIRËT ”!