Rezistenca antimikrobike vazhdon të jetë një problem mbarëbotëror. Sipas një studimi të botuar rezistenca antimikrobike u shoqërua me afro 5 milionë vdekje në vitin 2019, sipas raportit më të fundit të Kërcënimeve të Rezistencës ndaj Antibiotikëve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vetëm në SHBA ndodhin çdo vit më shumë se 2.8 milionë infeksione rezistente ndaj antimikrobikëve, dhe si rezultat më shumë se 35,000 njerëz vdesin. Rezistenca antimikrobike është gjithashtu një problem i shtrenjtë. CDC zbuloi gjithashtu se infeksionet e shkaktuara nga organizma rezistent ndaj shumë ilaçeve kontribuojnë më shumë se 4.6 miliardë dollarë në kostot e kujdesit shëndetësor çdo vit.

Interpretimi i rezultateve të rezistencës antimikrobike dhe ndikimi i teknologjive të reja molekulare                                                                                       

Laboratorët mikrobiologjik  kanë luajtur gjithmonë një rol në luftimin e rezistencës antimikrobike duke diagnostikuar se çfarë i bën pacientët të sëmurë dhe cilat lloje të antibiotikëve kanë shanset më të mira për të punuar kundër një mikroorganizmi të caktuar. Përparimet në inxhinieri dhe teknologjinë laboratorike kanë ndryshuar qasjen që kanë laboratorët mikrobiologjik në këtë luftë dhe se si kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Laboratori  ka luajtur gjithmonë një rol kyç në administrimin e antibiotikëve. Fillon me gjëra kaq të thjeshta si kaskada e antibiotikëve, duke raportuar agjentët antimikrobikë me spektër më të ngushtë, më pas duke i zgjeruar ato sapo të hasen  probleme me rezistencën. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në sistemin e kujdesit shëndetësor që ka ndërveprim të drejtpërdrejtë me mjekët. Në vitet e fundit  kemi vërejtur ardhjen e testeve të shpejta diagnostikuese. Shumë prej tyre janë molekularë, me disa fenotipe. Testet e shpejta na lejojnë të parashikojmë ndjeshmërinë ndaj antibiotikëve përpara se të jenë të disponueshme rezultatet konvencionale të ndjeshmërisë, zakonisht brenda disa orëve nga izolimi i microorganizmit. Për shembull, nëse izoloni një streptokok të grupit A, e dini se ka shumë të ngjarë të jetë i ndjeshëm ndaj penicilinës. Për organizmat e tjerë, si për Staphylococcus aureus, i cili është një nga problemet  më të mëdha mjekësore, nuk e dimë saktë nëse është i ndjeshëm ndaj meticilinës. Prandaj kemi nevojë për më shumë informacion. Këtu hyjnë testet molekulare dhe/ose të shpejta fenotipike.

Si duhet përdorur laboratorët klinikë avancimet për të ndikuar në kujdesin ndaj pacientit kur bëhet fjalë për përshkrimin e antibiotikëve?

Përpjekja për t’i zbatuar  teknologjitë e reja  në kujdesin ndaj pacientit është një sfidë. Për shembull, në institucionin tonë LABORATORI  mundohet  të zvogëlojë kohën për raportimin e rezultateve në kulturat nga 36 orë në dy orë duke përdorur teste të shpejta. Ne mjeket  i marrim  rezultatet dhe i përdorim  ato në kujdesin ndaj pacientit.Kjo tregon pse është kritike të kesh një linjë komunikimi me mjekët për t’u siguruar që ata e dinë se çfarë ofron laboratori dhe mund të bëjnë gjënë e duhur me informacionin dhe në këtë mënyrë  ne jemi  në gjendje të përmirësojmë ndjeshëm kornizën kohore në të cilën përshkruajmë antibiotiket. Është një përpjekje e kombinuar që ndryshon përdorimin e antibiotikëve në institucionin tonë.

A presim përparim në testim, apo më shumë risi në avancimin teknologjik të aparaturave?                                                            

Kjo është e vështirë të thuhet. Gjeneratat e  së ardhshmes do të na japin potencialisht mjete të reja. Ne aktualisht ndjekim trendët botërore edhe për teknologji gjë që e bënë me të përsosur punën tonë. Aftësia për të kuptuar dhe renditur të gjithë gjëmonim e një organizmi dhe për ta përdorur atë për të parashikuar ndjeshmërinë e tij ndaj antibiotikëve, mund të jetë jashtëzakonisht e fuqishme. Pyetja është, a mund të arrijmë rezultate mjaft shpejt?

Çfarë pritet nga  laboratorët klinikë kur bëhet fjalë për rezistencën antimikrobike?

Shumë STAF në mjekësi janë tashmë të vetëdijshëm për kontributin e laboratorit, i cili ndihmon në vendosjen e diagnozave dhe përcaktimin e terapisë. Përparimet teknologjike janë një gjë e mirë, por më pas interpretimi është i domosdoshëm. Për sekuencën e gjeneratës së ardhshme, për shembull, mund të jetë si në diagnostikimin tradicional molekular, ku udhëheqësi i laboratorit ose një mikrobiolog apo  patolog i pranishëm shqyrton rezultatet kur ato dalin. Këto rezultate janë komplekse dhe duhet shpjeguar. Është e mundur që kjo të shtrihet edhe në mikrobiologji, pasi ne shohim të dhëna më komplekse që dalin në lidhje me organizmat individualë. Sepse kur të fillojmë të marrim më shumë nga këto të dhëna, ka të ngjarë të duhet të interpretohen në një mënyrë që është e ngjashme me testet gjenetike komplekse.

Ne në Olive mundohemi që gjithmonë të bashkëpunojmë ngushtë me mikrobiologët në mënyrë të jemi në hap me kohën duke ndërlidhë ngushtë rezultate e laboratorit me kujdesin ndaj pacientit .Dhe sugjerojmë që çelësi i suksesit është bashkëpunim gjatë diagnostikimit dhe tretmanit.

Shkruan: Dr. Valbona Blaku, Specialiste e Mjekësisë Familjare në Olive