Kardiologjia merret me studimin e strukturës, funksionin dhe sëmundjet e zemrës. Si degë e mjekësisë kardiologjia llogaritet te nëndegët e mjekësisë interne, e cila studion sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut pranë zemrës.
Në fushën e Kardiologjisë bëjnë pjesë të gjitha patologjitë që kanë të bëjnë me:
Sëmundjet e Valvulave të Zemrës.
Sëmundjet e Enëve të Gjakut që hyjnë dhe dalin nga Zemra.
Vrimat brënda në Zemër dhe sëmundje të tjera të lindura të zemrës me komplikacione të rënda.
Sëmundje të Muskulit të Zemrës.
Sëmundje të Enëve të Gjakut që furnizojnë Muskulin e Zemrës me gjak si Arteriet Koronare.
Sëmundje të Cipës që Mbështjell Zemrën – Perikarditet.
Tumoret brënda në Zemër.
Sëmundje të Sistemit Elektrik të Zemrës, Çrregullimet e Ritmit dhe ato të Përçimit të Impulsit.
Tensionin dhe sëmundjet që vijnë prej tij.
Ky shërbim në Olive Medical & Laboratory kryhet nga Kardiologu.
Ju mirëpresim
Për termine mund të kontaktoni njërin nga numrat e telefonit: +38349520056 dhe +38349520078