“Olive Medical” bëhet laboratori i parë në Kosovë i akredituar me standardet ISO 15189
Pas një pune të gjatë dhe të palodhshme, laboratori “Olive Medical” bëhet laboratori i parë mjekësor i akredituar me ISO 15189 nga drejtoria për akreditim në Kosovë, që nënkupton rezultate të besueshme të testeve mjekësore, trajtime mjekësore efektive e shumë shërbime cilësore laboratorike tani më të njohura me standardet më të larta.
Si proces, akreditimi ka filluar që nga viti 2017. “Olive Medical” ka qenë shtytës që procesi i akreditimit të miratohet edhe në vendin tonë.
Akreditimi është dëshmi e cilësisë dhe paraqet siguri për çdo pacientë. Ky ka qenë edhe synimi i “Olive Medical”, të ofrojnë shërbime cilësore dhe të besueshme, duke u bërë zyrtarisht edhe adresa e parë në Kosovë për këtë fushë.
Dr. Antigona Qenaj si përfaqësuese e “Olive Medical” me një fjalë rasti, shpalosi detaje të reja rreth këtij laboratori.