Ndërsa sezoni i gripit , pneumonive dhe sëmundjeve tjeta të mushkërive , po afrohet dhe COVID-19 vazhdon të përhapet në më shumë , përveç testeve për Covid 19 egzistojnë teste të reja që mund të bëjnë dallimin midis gripit, SARS- CoV-2 dhe patogjenëve të tjerë të frymëmarrjes.COVID-19, gripi dhe infeksione të tjera të zakonshme të frymëmarrjes mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme qysh herët. Ato përfshijnë ethe, të dridhura, kollë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje trupi, dhimbje koke, dhimbje fyti, rrjedhje hundësh, të përziera, të vjella dhe diarre. Testimi është mënyra e vetme për të identifikuar saktë patogjenët që shkaktojnë këto simptoma.Si gripi, ashtu edhe COVID-19 mund të shkaktojnë sëmundje që variojnë nga të lehta deri te ato të rënda, dhe në disa raste, mund të çojnë në vdekje. Këto infeksione mund të prekin të gjitha moshat, shumë të rinj, të moshuar dhe njerëz me sistem imunitar të dobësuar, sëmundje kronike të veshkave, sëmundje të mushkërive, kanceri ose mbipesha janë rrezik i veçantë per sëmundje të rëndë. Gjithashtu në rrezik infektimi janë njerëzit në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin qe qendrojne në hapësira të mbyllura, të tilla si spitale, shtëpi pleqsh, shkolla dhe objekte ushtarake.Aftësia për të provuar patogjenë të shumëfishtë të frymëmarrjes nga një kampion- moster apo test i vetëm do të thotë më pak shqetësim për pacientin krahasuar me mbledhjen e një mostre të veçantë për secilën test.
Testimi i një mostre të vetëme për patogjenë të shumtë gjithashtu kushton me pak në krahasim me ekzekutimin e disa testeve individuale në shumë mostra për të zbuluar patogjenë të ndryshëm. “Nëse ka COVID-19 dhe raste të gripit në të njëjtën kohë, kjo mund të shtojë një barrë të jashtëzakonshme në sistemin e kujdesit shëndetësor në lidhje me trajtimiet , hospitalizimet dhe nevojat e testimit laboratorik, pajisjet mbrojtëse personale dhe sigurinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor”. Prandaj duhet mobilizim dhe par pregadije . Me vetëm një shtupë ose mostër, testet e kombinuara mund të përdoren për të marrë përgjigje më shpejt .Kjo pregaditje dhe ky efikasitet mund të shkojë shumë deri te sigurimi i informacionit në kohë sa me te hereshme për ata të sëmurë me një sëmundje të panjohur nepërmes testeve te kombinuara . Testimi mund te zbuloj dy lloje të viruseve të gripit – gripi A dhe B – dhe i diferencon ata nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Testet e kombinimit mund te zbulojnë patogjenë të shumtë të frymëmarrjes. Përveç SARS-CoV-2, gripit B dhe tre shtameve të dallueshme të virusit të gripit A, metapneumovirusin , rinovirusin , enterovirusin , virusin parainfluenza dhe virusin sincital të frymëmarrjes (RSV). Përveç viruseve, këto teste mund të identifikojnë gjithashtu disa lloje bakteresh që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si Bordetella pertussis, e cila shkakton kollë të mirë, Chlamydia pneumoniae dhe Mycoplasma pneumoniae.
Profesionistët shëndetësor gjithashtu marrin parasysh disa konsiderata kur zgjedhin testimin për pacientët e tyre. Jo të gjithë me simptoma të një infeksioni të frymëmarrjes testohen me një panel gjithëpërfshirës. Ata marrin në konsideratë sa shpejt kanë nevojë për një diagnozë, nëse një test individual është më i përshtatshëm bazuar në shenjat dhe simptomat dhe historinë mjekësore, dhe nëse trajtimi specifik është i disponueshëm që kanë nevojë për një diagnozë të shpejtë dhe trajtim të duhur sepse janë të sëmurë rëndë dhe / ose të shtruar në spital, kanë një rrezik në rritje për një infeksion të rëndë me komplikime, kanë infeksione të shumta, sisteme të imunitetit të kompromentuar , ose sëmundje të tjera kronike para-ekzistuese .Prandaj egzistojnë një mori testesh diagnostifikuese si Paneli i patogjenëve të frymëmarrjes, Testimi i koronavirusit (COVID-19) me PCR dhe Serologji , Testet e gripit A dhe B, Testimi i virusit sincital të frymëmarrjes (RSV), Testet e kollës së mirë (Pertusis), Mikoplazma pneumonia , Clamidia pneumonia.
Këto teste në mënyrë të saktë mund t’i realizoni në laboratorin tonë.
Shkruan: Dr. Valbonë Blaku, Specialiste e Mjekësisë Familjare, staf në Olive Medical & Laboratory.
Leave a Reply