Nuk ndiheni mirë, keni ftohje apo grip?

Këto jan simptomet e ftohjes:
• Kokëdhembje te rralla,
• Temperatura normale,
• Dhemje të lehta të trupit,
• Teshtitje,
• Rrjedhje hundësh,
• Skuqje të fytit,
• Kollitje të thatë (të lehtë).

Këto janë simptomet e gripit:
• Kokëdhembje të theksuara,
• Temperaturë të lartë që zgjatë 3 deri 4 ditë,
• Dhembje të rënda të trupit,
• Lodhje dhe plogështi që zgjatë 2 deri 3 javë,
• Kollitje të rëndë,
• Dhembje gjoksi.

Mbrojtja dhe parandalimi i gripit:

Duke pasur parasysh se gripi ёshtё njё sёmundje e rёndё me pёrmasa tё mёdha me tё cilat ai përhapet, institucionet shёndetёsore duhet tё marrin masat pёr mbrojtjen dhe parandalimin e e tij. Masa më e mirë mbrojtëse është vaksina.
Kryesisht rekomandohet të vaksinohen personat me sëmundje kronike (të zemrёs, veshkёve, mushkёrive, diabet) dhe të moshuarit mbi 65 vjeç. Vaksinimi zakonisht bёhet nё sezon e vjeshtёs disa javё para paraqitjes sё gripit sezonal.
Pastaj duhet kushtuar rёndёsi parandalimit dhe ndërprerjes sё aktivitetve nё grup si: ndërprerja e mёsimit dhe zëvendimi me mësimin në distancë, aktiviteteve kulturore, sportive me qёllim qё njerëzit tё kenё sa mё pak kontakte nё mes veti sepse kjo do ta pengonte pёrhapjen e gripit nё pёrmasa pandemie pasi dihet se gripi bartet me rrugё respiratore.

Kujdesi duhet te jetë edhe më i madhë kur e dijim që jemi në periudhën e Pandemisë COVID-19 dhe duhet të vazhdohet me masat antiCOVID:

• mbajtja e higjienës
• mbajtja e maskës mbrojtëse dhe
• mbajtja e distancës fizike.

Mjekimi:

Mjekimi kryesor i gripit ёshtё mjekimi simptomatik. Kjo nёnkutpon qёndrimin nё shtrat, marrjen sa mё tё madhe tё lёngjeve, marrjen e barnave kundёr temperaturёs sё lartё (antipiretik), kundёr dhembjeve (analgjetik), kundёr kollës (antitusik) dhe vitamina me minerale (vitamin C, D3 dhe Zink).
Pёrdorimi i antibiotikёve propozohet vetёm nё rastet e komplikimeve tё pneumonisë bakteriale.

Nëse përkundër përdorimit të terapisë simptomatike, gjendja e juaj nuk përmirësohet, konsultoni mjekun tuaj.

Dr. Lendrit_SPAHIU