Gjatë ditës së djeshme Shoqata Down Syndrome Kosova DSK ka arritur marrëveshje me OLIVE Medical & Laboratory në Kosovë për të ofruar shërbime pa pagesë për personat me sindromën Down; shërbime laboratorike: biokimike, hematologjike, serologjike dhe mikrobiologjike.
Kontrolli mjekësor/analizat do të bëhen sipas nevojës eventuale të paraqitur për ekzaminim apo mjekim të individëve, të cilët kanë nevojë për shërbime: të mjekësisë familjare, shërbime endokrinologjisë, pediatrisë, ortopedisë, kardiologjisë, reumatologjisë.
Të gjithë personat me sindromën Doën apo familjarët anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova duhet të lajmërohen në Shoqatë për termine nëse duan të marrin shërbime në Olive Medical & Laboratory.
Leave a Reply