Gjasat po tregojnë se pasojat në shëndet apo edhe vdekjet nga mbidozimi i barnave do të rriten në vitet në vijim, kryesisht për shkak të përdorimit të tepruar të analgjetikve, antipiretikve, kortikosteroideve dhe antibiotikëve, nuk mund të lehen anash as antikoagulantët, dhe stimuluesit pa i harruar as vitmainat dhe mineralet e përdorura pa kontrollë.
Të dhënat e fundit nga hulumtimet që bëjnë shtetet e zhvilluara tregojnë se pandemia COVID-19 po përkeqëson tendencat e mbidozimit të barnave. Hulumtimet për barna të prodhuara në mënyrë të pakontrolluar, komplikimet apo edhe vdekjet e paqëllimshme nga mbidoza e barnve tregojnë se mbi 80% përfshijnë opioidet dhe stimuluesit. Opioidet janë një klasë ilaçesh që përdoren për të zvogëluar dhimbjen dhe përfshijnë morfinë, heroinë, oksikodon dhe fentanil. Stimuluesit rrisin vigjilencën, vëmendjen dhe energjinë dhe përfshijnë kokainë, amfetaminë dhe metamfetaminë.
Pandemia globale nuk i ka lënë anash as barnat tjera të permendura më lartë për shkak të mundësive të dhënies së efekteve anësore dhe komplikacioneve. Të dhënat tregojnë se pandemia COVID-19 po përkeqëson tendencat e mbidozimit të barnave dhe vdekjet. Raportet e hulumtimeve te fundit nga vendet ne zhvillim detajojnë një rritje prej 18% të mbidozave të dyshuara per opioide qe perdoren për dhimbje kronike. Kjo behet për të vlerësuar rrezikun e pacientëve të tyre për dëmtim të lidhur me perdorimin e opioideve .Per kete qellim përdorin testimin e kencentrimit e barnave ne urine si dhe për të monitoruar trajtimin apo edhe mbidozimin e tyre . Ky testim mund të zbulojë nëse pacientët janë duke marrë barna të përshkruara, dhe nëse ata gjithashtu mund të marrin barna të pa përshkruara që mund të shkaktojnë një mbidozim dhe komplikacione . Praktikuesit e kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet të referojnë pacientë të cilët janë në rrezik dëmtimi të shëndetit qoft ai mendor, socialë apo edhe të çrregullimeve të përdorimit të substancave dhe barnave pa kontrolle. Te ju sugjerjon që individët të mësojnë rreth barnave dhe përdorimit të duhur të tyre, dhe që komunitetet të zgjerojnë programet e shpërndarjes së barnave dhe shpërndarjen nga farmacitë.
Ndërkohë, CDC sugjeron gjithashtu që pacientët që marrin barna me doza të larta e ne menyre te pakontrolluar , kanë një çrregullim të përdorimit të substancave ose kanë faktorë të tjerë rreziku për mbidozë të barnave të kërkojnë nga mjekët ose farmacistët e kujdesit shëndetësor për një recetë të barnave . Familjet e tyre duhet të arsimohen gjithashtu për barnat , si një masë e mundshme për të shpëtuar jetën.Rekomandojme pacientet qe te mos perdorin barna ne menyre te pakontrolluar pa rekomandimin e mjekut gjithashtu edhe farmacite qe te mos shesin barna pa recetn mjekesore . Ne te njejeten kohe rekomandojme laboratoret qe te avansohen per te bere analiza qe masim bmidozat e barnave te mbidozuara ashtu si veprojme vazhdimisht ne ne OML aktualisht laboratorin me te mire ne vende .
Shkruan: Dr. Valbonë Blaku, Specialiste e Mjekësisë Familjare – Staf. në Olive Medical & Laboratory
Leave a Reply