10 maji është Dita Botërore e Lupusit. Lupus është një problem global shëndetësor që prek miliona njerëz . Ne do ta mbeshtesim këtë fushatë ndërgjegjësimi duke shkëmbyer informacione mbi lupus dhe testet laboratorike gjatë gjithë muajit maj.

Çfarë është lupus?

Lupus është një sëmundje kronike, inflamatore autoimune.
Është një gjendje në të cilën sistemi imunitar, i cili normalisht mbron trupin nga infeksionet, prodhon një përgjigje të papërshtatshme imunitare kundër indeve të veta. Lupus mund të ndikojë në lekurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme, veçanërisht veshkat, zemrën, mushkërite dhe trurin. Ekzistojnë disa lloje të lupusit, më e zakonshme është lupus erythematosus sistemik (LES ), i cili prek shumë zona të trupit.