Olive Medical Group është e përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe respektuar privatësinë tuaj. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për ne, për këtë kemi miratuar parime të fuqishme në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Ky Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave ju ofron informata të detajuara lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Jemi përgjegjës, si kontrollues, për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale lidhur me aktivitetet tona.
Qëllimi i këtij Njoftimi për Privatësinë e të Dhënave Personale është të ju njoftojmë se çfarë të dhëna personale ne mbledhim për ju, arsyet pse i përdorim dhe i ndajmë këto të dhëna, sa gjatë i mbajmë ato, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i ushtroni ato.
Ky njoftim për politikën e privatësisë është në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me të cilën Olive medical Group mbledh të dhënat tuaja personale për qëllime të caktuara për të ushtruar aktivitetin e saj biznesor.
Olive Medical Group është e përkushtuar ndaj përpunimit të të gjitha të dhënave personale të cilat gjenden nën kontrollin e saj në përputhje me parimet të cilat garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Prandaj, të dhënat tuaja personale nga ana jonë:
Të dhënat tuaja personale dhe ueb-faqja jonë
Faqja jonë zyrtare në internet është www.olivemedical-ks.com. Në këtë faqe, ne shpalosim informata dhe prezantojmë produktet tona. Për të ofruar shërbimet në faqen tonë të internetit kërkohen të dhënat tuaja personale.
Ne iu garantojmë se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave i sigurojmë me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht jemi të përkushtuar të zbatojmë kategorikisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Ligj për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019).
Kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë
Në formularë të ndryshëm ju pohoni vërtetësinë dhe saktësinë e të gjitha të dhënave personale të cilat i plotësoni. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, ju pranoni që Olive ka të drejtën për përdorimin e të dhënave tuaja vetëm për qëllimin e caktuar.
Të drejtat tuaja në raport me të dhënat personale
Ju mund të kontrolloni të dhënat tuaja
Të dhënat tuaja personale që ne i përpunojmë, si dhe të gjitha informacionet mbi mënyrën e përpunimit, janë absolutisht në dispozicionin tuaj në çdo kohë. Ju mund të ushtroni këtë të drejtë përmes kërkesës me shkrim përmes email-it dataprotection@olivemedical-ks.com.
Ju mund të ndryshoni të dhënat tuaja
Përveç dhënies së të gjitha të dhënave tuaja personale, me kërkesën tuaj ne do të ndryshojmë çfarëdo të dhëne tuaj personale (duke siguruar dokumentacionin mbështetës për saktësinë e të dhënave).
Ju mund të kundërshtoni shfrytëzimin e të dhënave tuaja
Ne jemi të përkushtuar që juve si klient të iu trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundëshme, poashtu që t’ju japim shërbimin më të mirë në treg, e cila do të jetë më e përshtatshme dhe përfituese për ju. Mirpo, nëse në çfarëdo kohe ndjeheni që me përpunimin e të dhënave tuaja ne i kemi shkelur të drejtat apo liritë tuaja, mos hezitoni të kundërshtoni, mundësisht me shkrim përmes emailit: dataprotection@olivemedical-ks.com.
Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen në mënyrë të përhershme
Gjithashtu, ju mund të dorëzoni kërkesën tuaj me shkrim në zyren qendrore të Olive Medical Group. Olive do të kujdeset që më së largu brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kërkesës suaj, t’ju informojë me shkrim për lidhur me kërkesën tuaj.
Cookies
Cookies quhen disa të dhëna të thjeshta dhe të vogla të ruajtura në kompjuterin ose telefonin tuaj kur vizitoni një faqe interneti ose përdorni një aplikacion. Ka cookies që konsiderohen të nevojshme gjatë shfletimit te faqeve të internetit , ndërsa pjesa tjetër e bëjnë faqen më të personalizuar dhe relevante për nevojat dhe përvojat tuaja. Nëse nuk konfirmoni përdorimin e cookies, faqja e internetit ose disa nga pjesët e saj mund të mos funksionojnë siç duhet.