Studimet e fundit kanë treguar se Magnezi është shumë i rëndësishëm dhe shërben si një bashkëfaktor në shumë procese enzimatike në organizmin njerëzor. Magnezi ndikon në funksionet neuronale dhe vaskulare të organizmit.
Eshte hulumtuar se përqendrimet plazmatike të magnezit të shoqëruara me nëntipe të zakonshme dhe rrugët e mundshme me të cilat magnezi mund te mungoje ose te jete i tepert mund te ndikojne ne shfaqjen e problematikave shendetesore si demenca Alzheimer dhe demenca jo-Alzheimer .Përqendrime të ulëta ose të larta të magnezit plazmatik shoqërohen me rritje të rrezikut te demences dhe te gjitha shkaqeve per qrregullime tjera në të ardhmen; megjithatë, arsyet themeloreende mbeten të pasqaruara . Mese 95% e njerezve qe kane vlerat e Mg te ulet dhe pjesa tjeter 5% me nivele me te ngritur të magnez it në plazmë jane gjetur te pacientet qe jane me Alzheimer. Problematikat tjera shendetesore si diabeti, pirja e duhanit , goditja në tru dhe tensioni i ndryshueshem i gjakut jane faktore favorizues.
Përqendrimet e ulëta dhe të larta të magnezit në plazmë te keta pacient shoqërohen me rrezik të lartë të çmendurisë-demences jo-Alzheimer të lidhur me qrregullimet vaskulare , ndersa rreziku më i ulët eshte vërejtur ne ndryshime neuronale . Hulumtimet sugjerojn që diabeti mund të jetë ndermjetesues kryesor midis përqendrimeve të ulëta të magnezit në plazmë dhe rrezikut të lartë të demences Alzheimer, ndërsa pirja e duhanit , goditja ne tru dhe presioni i rritur i gjakut luajnë role me të vogla ndërmjetësuese. Prandaj marrja e Mg pa i matur vlerat e Mg mund te jete sa e dobishme po aq mund te jete edhe e rrezikëshme .Po ashtu edhe mos marrja e Mg mund te jete poaq e rrezikeshme . Po ashtu edhe te gjithe faktoret nxites si diabeti , ICV, HTA etj. mund te parandalohen apo kurohen prandaj percillen me analiza laboratorike.
Të gjitha testimet e nevojshme ju mund ti realizoni me përpikmëri në Olive Medical Laboratory. Aty e gjeni edhe mjekun familjar i cili mund të ju sugjeroj të gjitha analizat dhe terapit e nevojshme.
Shkruan: Dr. Valbonë Blaku Specialiste e Mjekësisë Familjare, staf në Olive Medical & Laboratory!
Leave a Reply